17:09 / E Hënë, 05 Prill 2021 / AR

Për herë të parë në 1,200 vjet, lulet në Japoni çelën më herët: Shkencëtarët paralajmërojnë rrezikun

Pamjet karakteristike të Japonisë në pranverë janë fotografitë me ngjyra rozë, të shkaktuara nga ajo që njihet si “dëbora e petaleve” (sakura snow) që nuk është asgjë me tepër se thjesht çelja e luleve të qershisë, që mbahen si më të bukurat në Japoni.

Por këtë vit, për herë të parë në 1,200 vjet, lulet e qershisë lulëzuan më herët.

Yasuyuki Aono, një studiues në Osaka Prefecture University, ka mbledhur të dhëna në Kioto që prej vitit 812 pas Krishtit nga dokumentet historike dhe ditarët. Në qytetin e Kiotos, lulet e qershisë arritën kulmin e lulëzimit më 26 mars, data më e hershme për qytetin në më shumë se 1,200 vjet, tha Aono (via CNN). Edhe në kryeqytetin japonez, Tokio, lulet e qershisë arritën lulëzimin e plotë më 22 mars.

Për herë të parë në 1,200 vjet, lulet në Japoni

CNN raporton se ndryshimi i këtij viti në datat e lulëzimit të luleve nuk është i kufizuar vetëm në Japoni; lulet e qershisë që zbukurojnë Tidal Basin në Washington gjithashtu kanë çelur herët. Sipas Shërbimit Amerikan të Parkut Kombëtar, data e pikut të lulëzimit të luleve të qershisë në Washington ka përparuar me gati një javë nga 5 prill më 31 mars.

Për herë të parë në 1,200 vjet, lulet në Japoni

Lulëzimi i tyre i hershëm është vetëm maja e ajsbergut të një fenomeni mbarëbotëror që mund të destabilizojë sistemet natyrore dhe ekonomitë e vendeve, tha për CNN Amos Tai, asistent profesor i shkencës së tokës në Chinese University në Hong Kong.

Sipas tij, ekzistojnë dy burime të nxehtësisë së shtuar, e cila është faktori kryesor që i bën lulet të çelin më herët: urbanizimi dhe ndryshimi i klimës. Me rritjen e urbanizimit, qytetet priren të bëhen më të ngrohta se zona rurale përreth. Por një arsye më e madhe është ndryshimi i klimës, i cili ka shkaktuar rritjen e temperaturave në të gjithë rajonin dhe botën.

“Marrëdhënia midis bimëve dhe insekteve dhe organizmave të tjerë janë zhvilluar gjatë shumë viteve – mijëra deri në miliona vjet,” tha Tai. “Por në shekullin e fundit, ndryshimi i klimës po shkatërron gjithçka dhe po prish të gjitha këto marrëdhënie.”

Ai thekson se bimët dhe insektet e ndryshme mund t’u përgjigjen rritjes së nxehtësisë me ritme të ndryshme, duke shkaktuar mungesë sinkronizimi të cikleve të tyre të jetës.