17:25 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Për herë të parë në botë, gruaja me HIV pozitiv i dhuron veshkën marrësit me HIV pozitiv

Veshka e një gruaje 35-vjeçare me HIV-pozitiv është transplantuar në një pacient tjetër me virusin AIDS, njoftuan kirurgët amerikanë të enjten, në një zbulim të madh mjekësor.

Kirurgët në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore kryen operacionin të hënën, duke e quajtur atë të parin e këtij lloji në botë.

Donatorja, është identifikuar si Nina Martinez, ndërsa emri i marrësit nuk është identifikuar, shkruan IndeksOnline.

Martinez fillimisht donte të dhurojë veshkën tek një mik, por pasi që ai vdiq, ajo kishte dëshirë t’i dhuronte atë dikuj tjetër, tha “Johns Hopkins”.

Para këtij operacioni të transplantimit, mjekët kishin besuar se ishte shumë e rrezikshme të linte një pacient me HIV me vetëm një veshkë.

Vendimi për të ecur përpara me transplantin nxjerr në pah besimin e shkencëtarëve që kanë në ilaçet aktuale anti-retrovirale, gjë që u lejon atyre që kanë HIV për të udhëhequr jetë normale dhe produktive.

Mijëra njerëz vdesin çdo vit në Shtetet e Bashkuara në pritje të transplantimeve të organeve.

Dorry Segev, një profesor i asociuar i kirurgjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins thotë se rreth 500-600 pacientë me HIV mund të dhurojnë organe çdo vit, duke përfituar rreth 1000 njerëz me virusin.

Deri tani, vetëm organet e larguara nga pacientët e vdekur HIV pozitiv kishin të drejtë për transplantim tek njerëzit me virus.

Mundësia e përdorimit të organeve nga donatorët e gjallë do të ndryshonte ndjeshëm ekuacionin.

Spitali Universitar “Johns Hopkin” mori autorizimin në vitin 2016 për të ecur përpara me transplantin e parë nga një dhurues i gjallë me HIV. Kirurgët ishin duke pritur për të gjetur pacientë që pajtohen me këtë.

Martinez dhe marrësi i veshkës së saj duhet të vazhdojnë të marrin ilaçet e tyre anti-retrovirale. /IndeksOnline/