10:52 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Për herë të parë në histori, Japonia prodhon borë artificiale

Për herë të parë në histori, Japonia, ka testuar sistemin ftohës që prodhon borë artificiale.

Ideja vjen për ta përdorur këtë sistem në lojërat olimpike verore, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, në Tokio.

Shkaktarë u bënë temperaturat e larta gjatë verës së kaluar ku vdiqën 65 persona. Ky sistem u testua gjatë një gare me kanoe, por prova e parë nuk pati sukses.

Shpërndarja e borës artificiale në atmosferë nuk uli temperaturat ndaj japonezët janë duke punuar sërish që ta përfundojnë deri në prag të lojërave olimpike.

Gjatë verës, në Tokio, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë celsius, ndërkohë që në çdo stadium olimpik do të jenë vendosura pajisje të ndryshme që do të shpërndajnë borë.

Përveç se uljes së temperaturave, ajo do të krijojë një spektakël të vertetë duke e mbuluar fushën me një shtresë të bardhë.