Për herë të parë në histori, Kosova fiton medalje ndërkombëtare në skijim

Skitarja Kiana Kryeziu ka fituar medaljen e argjentë në disiplinën sllallom, në garën e Kolashinit që u mbajt sot në Mal të Zi.
17 vjeçarja ka shkruar historinë duke i sjellur Kosovës medaljen e parë nga arena ndërkombëtare në skijim, shkruan Indeksonline.
Vendin e parë në këtë garë e fitoi boshnjakja Nikolina Dragoljeviq, e cila hyri në finish 10 sekonda më shpejtë se Kryeziu.
/Indeksonline/
