75 Mall Live Search
08:27 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Për herë të parë në histori Man Utd me drejtor sportiv

Që nga viti 2013 kur është larguar Sir Alex Ferguson nga Manchester United, asnjëherë “djajtë e kuqë” nuk kanë fituar titull në Premier League. David Moyes, Louis Van Gaal e Jose Mourinho nuk kanë pasur sukses në Old Trafford.

Skuadra angleze ka vendosur që të bëjë ndryshim të madh në menaxhment duke emëruar për herë të parë drejtor sportiv.

Sipas gazetës “Daily Mail” këtë post do ta marr një njeri i brendshëm që e njeh mirë ekipin, mund të jetë drejtori i skautëve Jim Lawlor apo Marcel Bout. Duket se rezultatet e mira të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer do ta bindin kryesinë e Man Utd që ta mbajë atë trajner edhe edicionin e ardhshëm. /Indeksonline/