75 Mall Live Search
16:51 / E Enjte, 10 Gusht 2023 / LB

Për herë të parë në Holandë bëhet transplanti i kafazit të krahrorit

Për herë të parë në Holandë, është  kryer më sukses një transplant i sternumit artificial.  

47-vjeçarja Marjon Herwijnen nga Emmen, vitin e kaluar u diagnostifikua me një tumor malinj në kockën e gjoksit të saj, i cili ishte rritur si përpara ashtu edhe prapa drejt zemrës së saj, shkruan UMCG, transmeton Gazeta Shneta.

Operacioni ishte alternativa e vetme e saj. Kimioterapia dhe rrezatimi nuk do të kishin asnjë efekt në tumor.

Por kjo nuk ishte e lehtë: për ta operuar atë, duhej zëvendësuar e gjithë pjesa e përparme e murit të gjoksit.

Pas muajsh kërkimesh, kirurgu Michael Hartman dhe kolegët e tij gjetën një zgjidhje: një protezë e bërë me porosi mund të bëhej për Marjon në Australi.
Pas një operacioni të gjatë e të komplikuar dhe një infeksioni të papritur, Marjon tashmë është duke ecur mire