Për herë të parë në Kosovë organizohet turne në boks për nder të Heroinave tona

Klubi i Boksit Dardanët me kryetrajneren Marigona Beadinin dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Sport në Komunën e Prishtinës dhe me Federatën e Boksit të Kosovës, sot kanë organizuar turnirin në boks për gra për herë të parë në Kosovë për nder të Heroinave tona të Arta “GOLDEN HEROINES” (gratë e dhunuara gjatë luftës 1998-1999).
Turneu “Golden Heroines” (Heroinat e Arta), u zhvillua në Palestren e Sportit të k.b.“Dardanët”në Prishtinë.
Ishte nje organizim në nivel të lartë nga organizatori të gjitha garueset dhe trajneret u shperblyen mjete financiare për pjesëmarje, dhe në fund u zgjodhen dhe boksieret më të mira të turneut1.Boksierja më e mirë: Liberta Haxholli2.Boksierja teknike me e mirë:Leona Dobratiqi3.Boksieret qifti më luftarake:Erinda Veliu – Suela Canolli4.Boksierja me perspektive:Flandra Toska5.Boksierja më Ferplej; Orinda Xhakli/IndeksOnline/