75 Mall Live Search
19:31 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / MSH

“Për herë të parë nga paslufta ndjehemi të lirë”, KpB karrocat falënderojnë Prishtina Parkingun

“Prishtina Parking” është duke vijuar punën në lirimin e hapësirave të parkingut edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Në njoftimin e “Prishtina Parking” thuhet se qasja përmes hapësirave për parkim në infrastrukturë dhe shërbime të ndryshme për përdoruesit e karrocave do të mbetet objektivë parësore për kompaninë.

Një gjëje të tillë i është gëzuar edhe klubi Kpb Karrocat e Kaltërta.

Sipas tyre, kjo është hera e parë që nga paslufta që ndjehen të barabartë.

“Faleminderit Prishtina Parking.

Për herë të parë që nga paslufta jemi ndjerë të lirë dhe të barabartë me të gjithë qytetarët e Prishtinës.

Vërtet është bërë një punë shumë e madhe për të siguruar qasje për persona me aftësi të kufizuar” thonë ata./Indeksonline/