Për herë të parë një grua emërohet në krye të UNMIK-ut

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres, ka emëruar Barrie Lynne Freemanin të Shteteve të Bashkuara si zëvendëspërfaqësuese speciale për Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Ajo pason Christopher Colemanin e Shteteve të Bashkuara të cilit sekretari i përgjithshëm shpreh mirënjohjen e tij për shërbimin e tij të përkushtuar me UNMIK-un.
Freemani bëhet e para shtetase amerikane, e cila merr këtë detyrë, si zëvendësshefe e misionit të UNMIK-ut.
Freemani sjell në pozicion më shumë se 30 vjet përvojë të gjerë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Që nga viti 2018, ajo ka shërbyer si zëvendësshefe dhe drejtore politike në Zyrën e ndihmës për ndërtimin e paqes në Departamentin e Çështjeve Politike dhe të Ndërtimit të Paqes.
Ajo gjithashtu sjell eksperiencë të vlefshme në terren si shefe e shtabit dhe para kësaj, drejtore e çështjeve politike, të misionit shumëdimensional të stabilizimit të integruar të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Afrikës Qendrore (MINUSCA).
Para punës së saj me Kombet e Bashkuara, Freemani shërbeu në poste të larta në Institutin Demokratik Kombëtar dhe në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, ku ajo mbajti pozicione të shumta në Uashington, D.C., dhe në Afrikë.
Freemani ka një diplomë bachelor të arteve nga Universiteti Tulane dhe ka përfunduar kurset e masterit në Universitetin Georgetown. Ajo flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht.