Për herë të parë një shqiptare emërohet zv.presidente e Asamblesë së NATO-s, vije urimi nga Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj

Në Seancën e sotme plenare, u zgjodh me unanimet të plotë deputetja Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Lajmi për zgjedhën e Kodhelit e ka gëzuar deputeten e AAK, Time Kadrijaj, që ka thënë se është shumë krenare që për herë të parë një shqiptare merr një pozitë të tillë në Asamblenë Parlamentar të NATO-s.
