Për herë të parë, pas 23 sezoneve, kjo skuadër s’do të luajë në Ligën e Kampionëve
Ekipi portugez, Porto nuk arriti që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Në kualifikime për Ligë të Kampionëve ata u mposhtën nga skuadra ruse, Krasnodar, shkruan Indeksonline.
Pas 23 sezonave gjiganti portugez nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve.
Së bashku me Barcelonën dhe Real Madrid, Porto po e mbante rekordin për më së shumti paraqitje radhazi në Ligë të Kampionëve.
Barcelona dhe Real Madrid tashmë mbesin skuadrat e vetme që do të paraqiten 24 sezone radhazi në garën më prestigjioze në futboll./Indeksonline/