75 Mall Live Search
20:54 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Për herë të parë pas 66 dite, del dielli në këtë qytet të Amerikës

Dita e mërkurë ka qenë speciale për banorët e qytetit Utqiagvik. Pasi që për herë të parë pas 66 dite dielli ka lëshuar rrezet e tij në këtë qytet të Alaskas.

Qytetarët e Utqiagvik nga data 18 nëntor e vitit të kaluar nuk e ka parë diellin, transmeton Indeksonline.

Përkundër të ftohtit e madh që mbretëron në këtë vend, është e çuditshme se në këtë vend bie më pak borë se në Boston apo Denver.

Utaqiagvik ka 4300 banorë. Temperatura më e lartë në këtë vend është në muajin korrik. Temperatura gjatë këtij muaji shkon në tetë gradë celsius./Indeksonline/