14:06 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

Për herë të parë pas lufte, PDK pjesë e qeverisjes në Podujevë

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë kryesinë në Komunën e Podujevës dhe disa drejtori, për herë të parë pas lufte.

Kjo erdhi pas marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Asamblisti i PDK-së në Podujevë, Ilmi Hoxha, është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Podujevës.

Madje, sipas burimeve të Indeksonline, PDK pritet të marrë edhe dy drejtori.

Që nga paslufta, Partia Demokratike e Kosovës në Podujevë asnjëherë nuk ka marrë drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal./Indeksonline/