14:24 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Për herë të parë pasi u bë nënë, kështu duket Jonida Vokshi!

Aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, ka disa ditë që është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe burri i saj Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë, duke iu gëzuar ardhjes në jetë të vajzës së tyre, shkruan Indeksonline.

Jonida, ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi ku shihet para laptopit.

Duke kërkuar në google: Përse po qan kaq shumë Emi”, ka shkruar ajo me shaka, derisa paraqitet e lumtur me vajzën e vogël. /IndeksOnline/