75 Mall Live Search
12:55 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Për të parën herë, pesë ministri në duar të grave

Po mbahet seanca për votimin e Qeverisë se re.

Mandatari Kurti veç programit, ka prezantuar para deputetëve edhe përbërjen e kabinetit qeverisës.

Në mesin e 15 ministrive, 5 nga to, do të udhëhiqen nga gratë. E për këtë deputetja e VV-së, Mimoza Kusari ka shkruar:

“Përderisa po prezantohen emrat e kabinetit qeverisë “Kurti”, një fakt i bukur për të gjithë për t’u theksuar, hera e parë në historinë e Kosovës në kabinetin qeveritar janë pesë gra të zonja që së paku e bëjnë 30% të kabinetit qeveritar.

Bravo e madhe”./Indeksonline