18:54 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Për herë të parë që nga “bllokimi”, Chelsea lejon disa tifozë, në tribuna

Sonte me filli nga ora 18;55 do të zhvillohet takimi ndërmjet Krasnodar dhe Chelsea, duel ky në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Chlesea sonte nuk do të jetë vetëm në këtë ndeshje si mysafir, pasi me veti ka edhe një grup të vogël të tifozëve që lejohen të futen në stadium për t’i përkrahur ata, shkruan IndeksOnline

Tifozët lejohen ta shikojnë ndeshjen vetëm duke i respektuar masat për koroanvirus. Dhe, këta janë tifozët e parë që marrin pjesë në një ndeshje futbolli që kur Qeveria e Anglisë i ndaloi ata.