75 Mall Live Search
23:30 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / AR

Për herë të parë, Rudina tregon momentin më emocionues në dasmën e saj

Rudina Dembacaj ka dhënë detaje rreth dasmës së saj.

Ajo kishte zgjedhur të vesh një fustan të bardhë klasik, duke renë në sy tek të gjithë, shkruan Indeksonline.

Rudina vendosi të zbuloi kuptimin e kësaj veshje të veçantë, duke thënë se ky fustan ishte dizajnuar nga motra e saj.

“Fustani u dizajnua i gjithi nga motra ime. Pafta e xhubletës është e personalizuar me emrin tim R.D. Unë kam mbajtur mbiemri tim. Jam shumë krenare për bashkëshortin që kam zgjedhur por secili mbiemrin e vetë. Ndërsa veshja e xhubletës vjen nga tradita e gjyshes sonë, nga tradita jonë që jemi nga Kelmendi. Gjyshja jonë para se të ndërronte jetë brezin e xhubletës së saj e ka ndarë në copë dhe ua ka dhënë mbesave të saj. Ne nuk arritëm t’i bashkonim të gjitha pjesët e saj por i krijuam të gjithë nga fillimi. Duke qenë se unë jam shumë fanatike e zakoneve tona, por jam edhe romantike, nuk mund të dilja vetëm me xhubletë. Kështu motra ime mendoi këtë zgjedhje. Kisha një copëz edhe nga babi edhe nga gjyshja për të shkuar në altar.” tha ajo./Indeksonline/