10:47 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

TEB Banka, për herë të parë, sjell sistemin e vetshërbimit me kartela bankare

Banka TEB Sh.A. në saje të risive teknologjike që janë prioritet në kohët moderne sjellëpër herë të parë në Kosovë sistemin e vetëshërbimit me kartela bankare.

Vetshërbimi me kartela bankare ndihmon konsumatorët të paguajnë blerjet e tyre në pika të shitjes, si edhe të marrin shërbimet pa kontakt e pa ndihmë. Perspektiva e rritjes së shërbimeve me kartela bankare me vetshërbim pritet të jetë e madhe me shtrirjen jo vetëm nëpër pompa derivatesh, por edhe si blerje të biletave nëpër stacione, pagesë parkimi, ushqimore të shpejta, markete, qendra tregtare etj.

Kjo formë e vetshërbimit me kartela bankare është duke shënuar rritje enorme në gjithë globin. Me teknologjine e Contactless dhe kombinimin me vetshërbimin me kartela bankare, TEB Banka ofron një epërsi të madhe të zgjedhjeve, me qëllim të shmangies së asistencës gjatë kryerjes së pagesave.

Një eksperiencë e re e klientëvë për të kryer shërbime vet, sikur kjo me vetshërbimin me kartelat bankare, bën pjesë në fuqizimin e tyre drejt një jete më dinamike dhe optimizimin e sektorëve të ndryshëm për ofrimin e teknologjive të reja në shërbime ndaj konsumatorëve të tyre.

Pika e parë e vetëshërbimit me kartela bankare është implementuar në pikën e HIB Petrol në Çagllavicë (afër hotelit “Emerald”). Ndërsa për çdo mbushje të derivative duke realizuar pagesën me kartelat bankare të Visa ose Mastercard do të përfitoni nga oferta prej 5 centësh më lirë për çdo litër.

Banka TEB Sh.A. është lider në tregun bankar të Kosovës me prezencën e saj nëpërmjet brendit, Starcard, ndërsa shërbimi i sipërpermendur vjen për të gjithë klientët që kanë kartela bankare të brendeve si Visa e Mastercard.

TEB Banka për një botë në lëvizje!