75 Mall Live Search
15:37 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Për herë të parë, testi me shkrim për gradën toger, në mënyrë elektronike

Policia e Kosovës, bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2019 për procedurat e gradimit për zyrtarë policorë dhe Procedurën Standarde të Operimit PSO-07/DP-07 për gradim në Policinë e Kosovës, Sektori për Zhvillim të Performancës dhe Karrierës, informon se testi me shkrim për gradën toger do të mbahet me datën 4 dhe 5 shkurt 2020.

Kjo është hera e parë që testi me shkrim mbahet në mënyrë elektronike sipas sistemit Prims.

Testi me shkrim do të mbahet në sallën e sportit të Policisë (ish PTC) në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë duke filluar nga ora 08:30, ku do t’i nënshtrohen të gjithë rreshterët policorë që dëshirojnë dhe që i plotësojnë kriteret. Kandidatëve ju urojmë sukses.