75 Mall Live Search
09:20 / E Hënë, 05 Janar 2026 / AR

Për herë të parë, Timothée Chalamet deklaron publikisht dashurinë për Kylie Jenner-in

Lidhja e Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner ka qenë prej kohësh në interes për publikun dhe tani aktori ka vendosur t’i japë fund spekulimeve.

Ndërsa pranoi çmimin për aktorin më të mirë në edicionin e 31-të të çmimeve “Critics Choice Awards”, ylli i “Marty Supreme”-s konfirmoi se sa kohë ka qenë në një lidhje me themeluesen e Kylie Cosmetics dhe deklaroi publikisht dashurinë e tij për të për herë të parë, transmeton Indeksonline.

“Së fundmi, do ta falënderoj partneren time prej tre vjetësh”, tha Chalamet gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e mbajtur më 4 janar në Santa Monica.

Aktori 30-vjeçar, i cili u nominua së bashku me Leonardo DiCaprio-n, Joel Edgerton-in, Ethan Hawke-n, Michael B. Jordan-in dhe Wagner Moura-n, shtoi më pas: “Të dua. Nuk do të mund ta bëja këtë pa ty”. Në përgjigje, Kylie bërtiti nga publiku, “Të dua”./Indeksonline/