Për Ilir Metën, e diela e sotme është historike plot diell dhe muzikë
Në Shqipëri janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale, e në të cilat nuk janë duke marrë pjesë partitë opozitare.
Derisa qytetarët i janë drejtuar kutive të votimit, presidenti shqiptar ka zgjedhur të pushojë, përcjellë Indeksonline.
Ai madje edhe ka ironizuar ën statusin e fundit të postuar në Facebook.
“Të dashur miq! Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielë historike plot diell dhe muzikë”, ka shkruar ai. /Indeksonline.