17:00 / E Diele, 25 Shtator 2022 / AR

Për inat të ish-eve, Brad Pitt lançoi një markë për kujdesin e lëkurës

Brad Pitt, përpos profesioneve si aktor dhe skulptor, është edhe CEO i “La Domaine”, një markë me produkte për kujdesin e lëkurës, e cila buron nga produktet e vreshtave të tij.

Por, pse zgjodhi pikërisht një linjë produktesh për kujdesin e lëkurës? Sepse kështu bënë edhe ish-et e Pitt. Domethënë, Gwyneth Patrow ka “Goop”, markën e saj për mirëqenien dhe Jennifer Aniston, “LolaVie”, për kujdesin e flokëve. Ai theksoi se e admiron punën e Gwyneth dhe se ky ishte sekreti i saj pse duket kaq mirë në të 50-at. 

Kliko KËTU.

Kliko KËTU.

Brad bëri shaka duke theksuar faktin se atyre u ka ecur me kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve, pse mos t’i ecë edhe aktorit?

Filozofia e markës së tij është se prodhimi i verës dhe i produkteve për kujdesin e lëkurës janë e njëjta shkencë, ndaj, gjithçka del nga vreshti, mund t’i shërbejë lëkurës.

Mesazhi? Herë tjetër, mos u ndjeni keq kur të konkurroni me ish-in, thjesht synoni nivelin e Brad Pitt!