Për “Jetimët e Ballkanit”, nuk e lë pa reaguar edhe Mihrije Braha!
Të shumta kanë qenë reagimet pas deklaratës së Naim Abazit, lidhur me punën humanitare të humanistit- Halil Kastrati.
E në gjithë këtë ‘mesele’, nuk e ka lënë pa reaguar edhe vetë bashkëshortja e Naimit, Mihrija.
“Jetimat e Ballkanit nje vit ma pare promovohen ne Odeon – Ilir Sinani dhe Gold AG flasin per Halil Kastratin dhe sukseset! “, ka shkruar ajo krahas videos së publikuar në Instagram, transmeton Indeksonline.
Abazi kishte thënë se ai ndihmon skamnorët me paratë e tij, ndërkaq Kastrati me paratë e të tjerëve, shkruan Indeksonline.
Pas reagimeve, Abazi kishte thënë se deklaratat e tij janë keqkuptuar. /Indeksonline/