14:39 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Për ju që keni dyshime, kështu funksionon faza play-offit për Euron 2020, në Ligën e Kombeve

Sot u hodh shorti për fazën e playoffit të Ligës së Kombeve ku Kosova nuk pati fare fat dhe nëse kualifikohet në finale do t’i duhej prapë që ta luante si mysafire atë ndeshje. Për shkak të pikëve më shumë në fazën e grupeve të Nations Leagues, Maqedonia e Veriut do ta presë Kosovën, ndërsa në shortin e hedhur në Nyon të Francës sot, fituesit e gjysmëfinales së parë ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, do të jenë nikoqirë të ndeshjes finale.

Përderisa në edicionet paraprake të Kampionatit Evropian, kombëtaret pjesëmarrëse në play-offs përcaktoheshin përmes paraqitjeve të tyre në grupet kualifikuese, këtë vit ato u vendos në bazë të radhitjes së tyre në Ligën e Kombeve.

Kosova garoi në Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve, që ishte niveli më i ulët i kësaj gare. Duke e zënë vendin e parë në atë grup, Kosova e fitoi promovimin në Grupin C për edicionin e ardhshëm, por edhe një vend në gjysmëfinale të Rrugës D të fazës së play-offs.

Në teori, katër fitueset e grupeve në Ligat A, B, C dhe D të Ligës së Kombeve do të përballen ndëmjet vete, të ndara në Rrugët A, B, C dhe D, për këto katër vende.

Përderisa në edicionet paraprake të Kampionatit Evropian, kombëtaret pjesëmarrëse në play-offs përcaktoheshin përmes paraqitjeve të tyre në grupet kualifikuese, këtë vit ato u vendos në bazë të radhitjes së tyre në Ligën e Kombeve.

Faza e play-offs do të zhvillohet në mars të vitit 2020.

Si funksionon faza e play-offs?

Përveç 20 kombëtareve që janë kualifikuar në Euron 2020 duke i zënë dy vendet e para në grupet e tyre, katër kombëtare të tjera do të kualifikohen përmes play-offs, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Gjithsej 16 skuadra do të marrin pjesë në play-offs, bazuar në radhitjen dhe paraqitjet e tyre në grupet e Ligës së Kombeve.

Këto 16 skuadra janë të ndara në katër rrugë të ndryshme. Nga katër ekipe kombëtare janë ndarë në këto katër rrugë.

Për secilën rrugë do të zhvillohet dy gjysmëfinale dhe një finale. Megjithatë, këto nuk do të jenë në vajtje-ardhje, por fati i skuadrave do të vendoset përmes një ndeshjeve të vetme.

Për shkak të rregullave të UEFA-s, Kosova do ta luajë gjysmëfinalen si mysafire kundër Maqedonisë së Veriutt, pasi që maqedonasit patën rezultate më të mirë në grupin e vet në Ligën D sesa Kosova.

Ndërsa, nikoqiri i finales u vendos sot përmes një shorti. Kosova, nëse e arrin finalen, do të luajë sërish si mysafire kundër fitueses së gjysmëfinales tjetër, Gjeorgjisë ose Bjellorusisë.