Për kaq milionë Liverpooli kishte dështuar ta transferojë Ronaldon

Liverpooli nuk kishte arritur ta transferoj Ronaldon, për një shumë jo edhe të madhe parash, ka thënë Phil Thompson.
Ronaldo i cili atë kohë kishte thënë se e kishte ëndër të transferohej në Anfield, kishte pasur tre agjentë që ishin munduar që këtë ëndërr ta bëjnë realitet.
Sipas Thompson marrëveshje dështoi pasi që shuma e kërkuar për Ronaldon ishte 4 milionë euro, kurse për Liverpoolin kjo shumë ishte dukur e madhe për një futbollist të ri si Ronaldo.
Kurse paga e diskutuar për Ronaldon sipas tij ishte 1 milionë funte në vit përfshirë edhe taksat. Po ashtu për këtë transferim që të ndodhte ishte munduar edhe Gerard i cili kishte folur me drejtorin ekzekutiv Rick Parry./Indeksonline/.