Për katër ditë policia në Prishtinë shqiptoi 143 gjoba ndaj motoçiklistëve

Drejtoria e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se për katër ditë, nga 9-12 korrik 25 ka shqiptuar 143 gjoba për kundërvajtje të ndryshme ndaj motoçiklistëve.
Në njoftim thuhet se gjobat janë dhënë gjatë implementimit të një plani operativ me fokus të veçantë te motoçikletat.
“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit” thuhet në njoftim. /IndeksOnline/