19:38 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Për këtë veprim iu ngritë aktakuza Liburn Aliut

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ish-deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliu.

Kjo aktakuzë është ngritur për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Me 21 mars të 2018-ës, deputeti Aliu kishte marrë nga tavolinat e deputetëve kartelat për të  votuar kundër marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Indeksonline pati raportuar për momentin kur Aliu kishte marrë kartelat e deputetëve për të pënguar votimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Siç shihet në këtë video, Aliu merr kartelat dhe niset të dalë nga salla e Kuvendit ku po mbahe seanca për demarkacionin.

Edhe sipas prokurorisë, Aliu po akuzohet për marrjen e kartelave të deputetëve kur ata ishin në pauzë, në mënyrë që të pamundësoj zhvillimin e seancës për votimin e kësaj marrëveshje./Indeksonline/