75 Mall Live Search
15:30 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / A

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka refuzuar të bëhet pjesë e debatit që shpërtheu qe nga dje brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës pas kërkesës për dorëheqje të kryetarit të saj nga dy degë të LDK’së.

Derisa po fliste para gazetarëve për koncertin e sotëm, “Kanga Jonë – Dashni nga Prishtina”, i cili organizohet nën patronatin e Kryeqytetit dhe që mbledh artistë nga Kosova e Shqipëria, Rama nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve kur iu kërkua të fliste për LDK’në.

“Për koncert po, për tjerat jo. Hajdeni për ekspozitë”, tha Rama.

Dje degët e LDK’së në Pejë dhe në Lipjan kanë kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit në zgjedhjet e fundit që mori kjo parti.

Anëtarë të shumtë të LDK’së reaguan pas këtij zhvillimi, disa prej të cilëve mbështeten kërkesat e këtyre degëve, ndërsa të tjerë i dolën në krah Abdixhikut.