15:26 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / AR

“Për Kosovën tonë”, organizohet protestë në Bruksel

Është organizuar protestë për të shtunën në përkrahje të Kosovës pas zhvillimeve të fundit në veri.

Nisja bëhet me autobus nga Gjeneva për në Bruksel.

Njoftimi i plotë:

Transport me bus prej Gjenevës : nëse jeni të interesuar të vini me ne, mos hezitoni të na dërgoni një mesazh DM për shkak të organizimit të transportit pasi një autobus niset nga Gjeneva për të na çuar në Bruksel. ‼️ Në homazh të policit të vrarë, Afrim Bunjakut, të ngrisim zërin kundër agresionit terrorist në veri të Kosovës i cili cenoi integritetin dhe sovranitetin e një shteti të lirë, të pavarur dhe demokratik.
Kërkojmë që bashkësia ndërkombëtare të njeh këtë akt terrorist si të tillë, të organizuar me ndihmën e shtetit serb dhe të marrin masa kundër tij.
Kosova ka vuajtur luftën, heshtja do të ishte pranimi i një lufte tjetër!