08:14 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

“Për kryetarin e Mitrovicës politikanët janë si gjaja”

Ish-kandidati për kryetar të komunës nga radhët e Vetëvendosjes në Mitrovicë, Fehmi Ferati ka ironizuar me ndejën e djeshme të Agim Bahtirit me zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka shkruar se megjithatë numri një i Mitrovicës profesionalisht është korrekt, shkruan Indeksonline

“Për kryetarin e Mitrovicës politikanët janë si gjaja! Kryesisht lopë, kali për ngarkesë ose pelë për nevoja tjera epshi e disa që i shkojnë prapa i vlerëson për Viq! Masa tjetër janë Dele!  Agim Bahtiri profesionalisht është korrekt! Bravo! Shqiponjat mbesin të lira”, ka shkruar ai.