Për largimin e saj pati shumë zhurmë, megjithatë Rashel rikthehet në “Xing me Ermalin”
U bë e famshme si velina e “Xing” por Rashel Kolaneci duket se do të rikthehet sërish në emisionin e Ermalit Mamaqit.
Ikja e saj vazhdon të diskutohet, edhe pse tashmë është zëvendësuar me Kejvina Kthellën.
Megjithatë, Rasheli do rikthehet papritur në “Xing me Ermalin”, këtë herë jo si velinë, por si e ftuar.
Është pikërisht Ermal Mamaqi, ai që ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale, ku u kërkon fansave të dërgojnë pyetje për Rashelin.
Ai ka shkruar se:
Rashel Kolaneci rikthehet në “Xing me Ermalin” si e ftuar.
Bëni pyetjen tuaj. Pyetjet e përzgjedhura do të lexohen me emrin tuaj në emision.”