75 Mall Live Search
21:23 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / B XH

“Për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj Kosovës”, Osmani i ndan Medalje Presidenciale deputetes britanike

Presidentja Vjosa Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e saj të palëkundur për paqe dhe siguri në Kosovë dhe në rajon.

Gjatë ceremonisë, presidentja shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin e vazhdueshëm të deputetes Kearns në ngritjen e vetëdijes për rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast, presidentja Osmani e cilësoi deputeten Kearns si një mike të madhe të Kosovës, duke theksuar se populli i Kosovës është përzemërsisht falënderues për përkrahjen e saj të vazhdueshme, si dhe për kontributin në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. /IndeksOnline/