75 Mall Live Search
18:08 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / AR

“Për me jetu po m’duhet me t’harru”, kujt po ia dedikon këto fjalë Yll Limani?

Yll Limani padyshim që është njëri nga artistët më të dashur për publikun shqiptar.

Falë zërit të talentuar ai ka arritur të bëj për vete mijëra fansa, shkruan Indeksonline.

Ylli nuk është deklaruar asnjëherë për statusin e tij, ani pse ka pasur pyetje të shumta nga fansat.

Kësaj radhe përmes një Instastory zgjoi dyshime që lidhja e tij ka ‘dështuar’.

Duke ndarë një imazh ai shkroi: Për me jetu po m’duhet me t’harru.

Se a është fjala për ndonjë vajzë apo thjeshtë ka paralajmëruar diçka të re, mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim./Indeksonline/