Për Milanin më mirë të ishin anuluar ndeshjet, edhe ashtu nuk mori asnjë pikë

Milani është mposhtur në “San Siro” me rezultat 1-2 nga Genoa në ndeshjen e xhiros së 26-të të Serie A.
Pa tifozë në stadium për shkak të Koronavirusit, rosonerët nuk arritën të marrin pikë.
Golat për Genoan i shënuan Pandev (7′) dhe Cassata (41′).
Golin e vetëm për Milanin e realzioi Zllatan Ibrahimovic në minutën e 77-të të ndeshjes.
Pas kësaj humbje, Milani mbetet në pozitën e shtatë me 36 pikë, tri më pak se Napoli. /IndeksOnline/