Për mish në Turqi s’është vetëm Nusreti, është edhe Vedat Muriqi

Vedat Muriqi përveç që është njëri nga futbollistët më të mirë në Superligën turke, ai po del të jetë shumë i zoti edhe në gatim.
Fenerbahce ka publikuar një fotografi, ku ylli nga Prizreni shihet duke pjekur mish në zgarë, shkruan Indeksonline.
Muriqi përgatitjen e mishit e ka trashëgim edhe nga familja.
Familja e tij në Prizren është nga më të njohurat për përgatitjen e qebapëve dhe ka një lokal atje.
Pasi ua mori primatin e më të mirëve në futboll, tani Muriqi tenton t’i mposhtë edhe në përgatitjen e mishit, për çfarë turqit janë shumë të njohur dhe krenohen me të. /IndeksOnline/
