14:47 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / G T

“Për mua nuk ishte as faull”, ish-gjyqtari i La Ligas komenton kartonin e kuq të Araujos

Skuadra e Barcelonës u eliminua nga UEFA Champions League pasi u mposht në shtëpi 4:1 ndaj Paris Saint-Germain.

Por, humbja e Barçës erdhi pas kartonit direkt të kuq të mbrojtësit uruguaian, Ronald Araujo, shkruan Indeksonline

Ish-gjyqtari, Eduardo Iturralde Gonzalez ka komentuar këtë rast, duke thënë se as që bëhej fjalë për faull, e le për karton të kuq direkt.

“Nuk është faull. Araujo vendosi dorën mbi supet e sulmuesit, ky i fundit vetëm u rrëzua . Për mua nuk është faull, kjo është një siguri”, u shpreh ish-gjyqtari i La Ligas dhe shumë ndeshjeve të UEFA-s

Në fakt, Araujo u ndëshkua me të kuq për shkak se ishte lojtari i fundit, kurse një gjë e tillë nuk u shikua apo analizua fare nga sistemi i teknologjisë, VAR./Indeksonline/