Për nder të 28 nëntorit, Veseli nesër viziton Kompleksin e Kullave në Boletin
Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të martën, më 28 nëntor 2017, me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, organizohet ceremoni nderimi në kompleksin memorial në Boletin, në nderim të heroit kombëtar Isa Boletini.
Kjo është agjenda për ditën e nesërme e Veselit:
10:00 Vizita e qytetarëve në Kompleksin e Kullave në Boletin
11:00 Nderimi i flamurit kombëtar dhe flamurit shtetëror të Republikës së
Kosovës: intonimi i himneve përkatëse gjatë nderimit të flamujve
11:10 Vendosja e kurorave mbi varrin e Isa Boletinit nga kryetari i Kuvendit
të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli
11:15 Fjalim i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli
11:40 Vizita në brendi të kullës.