75 Mall Live Search
21:48 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / S Z

Për nder të ditës së çlirimit, në Ferizaj organizohet minimaratona ‘’Vrapojmë me policinë tonë’’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në bashkëpunim dhe në mbështetje të komunës së Ferizajt dhe në përkrahje të OJQ-ve ” Kuvendi i të rinjve të Ferizajt” dhe ‘’ Flutura Academy ‘’ me datën 13.06.2024, organizon minimaratonën tradicionale ” Vrapojmë me Policinë tonë”.

Ky aktivitet fillon nga ora 11:00 tek palestra e sporteve ‘’Bill Clinton’’ në Ferizaj dhe organizohet për nderë të ‘’Dita çlirimit të Ferizajt’’ dhe përshkon një shteg vrapimi afër 5 km , nga palestra e sporteve, rruga ‘’ Brahim Ademi e deri të rrethrrotullimi që të dërgon tek ‘’Parku i Lirisë’’ dhe anasjelltas.