75 Mall Live Search
13:13 / E Martë, 25 Mars 2025 / mp

Për nëntë ekspertë, ministria e Liburn Aliut ndan 324 mijë euro

Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor po kërkon punësimin e nëntë ekspertëve të lëmive të ndryshme. Kjo nuk po bëhet përmes konkursit të rregullt, por përmes tenderit publik.

Vlera e këtij tenderi në total për 36 muaj është paraparë të jetë 324 mijë euro.

Sipas përshkrimit kontraktimi i 9 ekspertëve po bëhet për programin e banimit të përballueshëm në Kosovë.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve të jetesës, në mënyrë institucionale, financiare dhe teknike, si  edhe i qëndrueshëm nga ana sociale, mjedisore dhe ekonomike.

Ky tender është ndarë në lote ku është paraparë vlera, numri i të punësuarve si dhe pagesa për 36 muaj.

LOT 1: 43,200.00 € për 1 pozitë

LOT 2: 72,000.00 € për 2 pozita

LOT 3: 72,000.00 € për 2 pozita

LOT 4: 68,400.00 € për 2 pozita

LOT 5: 68,400.00 € për 2 pozita

Gjithsejt:  324,000.00 €  për 36 muaj.

Lista e profileve /ekspertëve të cilët rekrutohen duke njoftuar paraprakisht Divizionit të financave për koston buxhetore dhe afatin e angazhimit të tyre (periudhë 3-vjeçare)

  1. Arkitektë – 1 Profesionist i fushës se politikave të banimit/ udhëheqës i njësisë për banim të përballueshëm dhe social
  2. Arkitektë – 2 profesionist i fushës
  3. Ndërtimtarë – 2 profesionist i fushës
  4. Ekonomist – 2 profesionist i fushës
  5. Jurist – 2 profesionist i fushës

Kostoja e planifikuar për 9 zyrtarë për periudhën njëvjeçare është 108.000,00 €