75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / S Z

Për nëntë muaj mbi 77 mijë pacientë u trajtuan në Kliniken Emergjente

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), në nëntëmujorin e parë të vitit 2025, trajtim mjekësor kanë marrë, 77 mijë e 655 pacientë.

Ky trajtim është ofruar nga 23 specialistë emergjent, 6 specialistë internist, 4 kardiolog dhe 92 infermier/e, që paraqet numrin më të madh të infermierëve dhe mjekëve nga paslufta, në këtë klinikë.

“Kontribut të çmuar kanë dhënë edhe profilet e tjera mjekësore, përmes konsultimeve, sikurse edhe degët diagnostike”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Nga numri i përgjithshëm, 18 mijë e 329 pacientë, janë trajtuar në dhomën e reanimimit, 23 mijë e 810 shërbime internistike, 13 mijë e 730 në atë kirurgjike, si dhe 16 mijë e 475 raste ortopedike.

Gjatë kësaj periudhe, në Emergjencë janë kryer 972 operacione kirurgjike.

Poashtu, 5 mijë e 329 intervenime në sallën e vogël.