75 Mall Live Search
23:25 / E Martë, 17 Qershor 2025 / H F

Për nivel arsimor të lartë, Nagavci ndan 8 milionë për smartboard në çdo klasë (Dokument)

Ndërsa vitit të ri shkollor 2025–2026 i kanë mbetur vetëm disa muaj, Ministria e Arsimit ka nisur tashmë përgatitjet për të.

Një ndër veprimet e ndërmarra është përfshirja e pajisjeve teknologjike në institucionet arsimore, me fokus në vendosjen e tabelave të mençura (smartboard).

Dikasteri që aktualisht udhëhiqet nga ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci, ka shpallur një tender përmes platformës së E-prokurimit për blerjen, furnizimin, montimin dhe instalimin e tabelave të mençura në institucionet e arsimit parauniversitar, shkruan IndeksOnline.

Për kontratën: “Blerja, furnizimi, montimi dhe instalimi i tabelave të mençura për qëllime arsimore në institucionet e arsimit parauniversitar”, janë ndarë hic më pak se 8,500,000.00 euro.

Ky aktivitet është pjesë e përgatitjeve për vitin e ri shkollor dhe ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës teknologjike në shkolla, në përputhje me objektivat e Ministrisë për zhvillimin dhe modernizimin e arsimit parauniversitar./IndeksOnline/