75 Mall Live Search
22:26 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Për një detaj të vogël hajnave ju shkon huq vjedhja e Golf GTI

Hajnave në Gjermani nuk u ka shkuar në mënyrën më të mirë plani i tyre për të vjedhur një Golf GTI.

Policia thotë se ata u përpoqën të bënin vjedhjen në errësirë. Kur oficerët arritën në vendin e ngjarjes në mëngjes, ata zbuluan se jo gjithçka kishte shkuar sipas planit.

Policia zbuloi se hajdutët instaluan një platformë të lëvizshme në maunën që barte makinat dhe ishin të suksesshëm në tërheqjen e Golf-it.

Besohet se ata pastaj prenë një pjesë të mbrojtësve anësore për ta lëshuar makinën poshtë, por sic duket ata nuk i kishin matur masat sic duhet dhe Golfi ngeci aty.

Policia federale e Mynihut po kërkon nga dikush që mund të ketë parë diçka të dyshimtë pranë stacionit të Milbertshofen më 3 prill 2019 për të marrë kontakt me ta. Një helikopter u përdor për të gjetur dhe zbuluar ata që ishin përgjegjës por pa dobi. /IndeksOnline/