75 Mall Live Search
08:40 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Për një ditë 41 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se numri i aksidenteve në 24 orët e fundit ka qenë i lartë, e madje ka pasur të tillë edhe me fatalitet.

Në këtë periudhë, në vend janë regjistruar 41 aksidente trafiku, prej tyre njëri ka qenë me viktimë, përcjellë Indeksonline.

Tutje, 19 aksidente kanë qenë me të lënduar, kurse 21 pa lëndime në njerëz.

Po ashtu, për 24 orë në Kosovë policët kanë shqiptuar 1186 tiketa trafiku për kundërvajtësit.

Në këtë periudhë, Policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona, 11 i ka dërguar në mbajtje kurse një në vuajtje të dënimit. /Indeksonline/