75 Mall Live Search
08:46 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Për një ditë në Kosovë ndodhën 37 aksidente

Në 24 orët e fundit, në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 37 aksidente komunikacioni.

Sipas policisë, prej tyre, 14 kanë qenë me të lënduar, kurse 23 pa lëndime në njerëz, transmeton  Indeksonline.

Tutje, për këtë periudhë, policia ka shqiptuar 1235 tiketa trafiku për kundërvajtësit e rregullave në komunikacion.

Policia e Kosovës po ashtu ka bërë të ditur se për 24 orë janë arrestuar 22 persona.

14 sipas policisë janë dërguar në mbajtje, kurse pesë në vuajtje të dënimit. /Indeksonline/