12:04 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Për një ditë të vetme, ky burrë bëri miliarda: Por pse? (Foto)

Ky është Jeff Bezos, themelues i Amazon dhe pronar i disa kompanive të tjera. Këtë të shtunë ai u zgjua me 1.7 miliardë dollar të shtuar në pasuri. Kështu, brenda natës, Bezos u bë njeriu i parë që kapi vlerën e 100 miliardë dollarëve si pasuri (net worth). Por pse?

Ishte një mrekulli e të premtes së zezë. E premtja pas Ditës së Falenderimeve (dhe deri të hënën që njihet si Cyber Monday) është dita ku gjithë tregëtuesit amerikanë e botërorë ofrojnë ulje spektakolare për produktet e tyre. Dhe sigurisht, të gjithë u vërsulën në Amazon për të parë ç’mund të blinin për hiçgjë. Është më mirë se të luftosh me mijëra njerëz në qendra tregtare.

Aksionet e Amazon u rritën me 2.6%, por po e lëmë me kaq, aksionet janë të komplikuara. Thjesht fare, Bezos-it iu shtuan 1.7 miliardë dollarë në pasuri, amerikanët shpenzuan plot 1.5 miliardë dollarë online mbrëmjen e së premtes dhe Bill Gates tani është diku në hije, duke bërë bamirësi.

Burimi: Tech Insider