75 Mall Live Search
08:32 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Për një ditë u kryen 2 vjedhje në xhami, në Gjilan e Gjakovë

Brenda 24 orëve kanë ndodhur dy vjedhje të rënda në xhami të Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në Gjilan dje janë vjedhur 40 euro në arkën e xhamisë, shkruan indeksOnline.

Një gjë e tillë, por me një vlerë më të madhe ndodhi edhe në Gjakovë.

IndeksOnline pati raportuar dje se në fshatin Reçë në xhaminë e Qylit janë vjedhur 170 euro nga nga disa persona të panjohur.

Raporti i PK-së:

Rr. Adem Jashari, Gjilan 23.02.2021 – 19:00-07:00. Ankuesi mashkull  kosovar  ka raportuar se persona të pa njohur kanë vjedhur rreth 40 (katër dhjetë) euro në arkën e xhamisë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

·         Fsh. Reçë, Gjakovë 23.02.2021 – 05:57. Ankuesi mashkull  kosovar  ka raportuar se nga persona të pa njohur është kryer një vjedhje në arkën e xhamisë së Qylit. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se është thyer një dritare e xhamisë dhe po ashtu është thyer edhe arka nga ku sipas ankuesit janë vjedhur 170 euro. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.