75 Mall Live Search
22:00 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

“Për një fije peri”, nëna me një fëmijë i shpëton sulmit nga qenët endacakë, falë intervenimit të Policisë

Kohën e fundit dukshëm janë shpeshtuar sulmet e qenëve endacakë në kryeqytet.

Së fundi, një nënë me një fëmijë ka arritur t’i shpëtojë një sulmi të tillë në një nga lagjet e Prishtinës, kjo falë intervenimit të shpejt të Policisë së Kosovës, të cilët ishin në patrulla të zakonshme.

E njëjta është parë tejet e shqetësuar, derisa ka treguar ngjarjen për policët, që qëndronin afër saj.

No description available.

“U frikësova shumë, vinin pas meje”, citohet të ketë thënë ajo, derisa në krahë mbante fëmiun e saj.

Rasti në fjalë ka ndodhur afër Kopshtit “Xixëllonja”, që llogaritet të jetë njëri ndër kopshtet më të mëdha publike në Prishtinë.

Nga ana e tij, kryetari i komunës së Prishtinës pati kërkuar nga niveli qendror që tu japë më shumë kompetencave komuna, në trajtimin e qenëve endacakë. /IndeksOnline/