Për një fytyrë të pastër si të Orioles, ja çka duhet të përdorni
Modelja shqiptare Oriola Marashi ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj të fundit në rrjete sociale, ku shfaqet duke treguar lëkurën e saj në diell dhe thekson rëndësinë e përdorimit të kremit mbrojtës.
Në mbishkrimin e fotos ajo shkruan: “Proof to my dermatologist that I actually use SPF…”, duke nënvizuar kujdesin ndaj lëkurës së saj, shkruan Indeksonline.
Ky postim është pritur si një kujtesë për ndjekëset e saj, sidomos vajzat e reja, mbi rëndësinë e përdorimit të SPF çdo ditë, jo vetëm gjatë verës, por edhe në ditët me diell të dobët apo të vranët.
Ekspertët e dermatologjisë theksojnë se përdorimi i rregullt i kremit me faktor mbrojtës ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës dhe dëmtimeve nga rrezet UV./Indeksonline/


