75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 30 Maj 2024 / MSH

Për një gjobë fyen dhe sulmon 2 policë, arrestohet një i dyshuar në Prizren

Një person është arrestuar pasi ofendoi dhe sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë në Prizren.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë, raporton Indeksonline.

I dyshuari ka kryer sulmin pasi ndaj tij policia shqiptoi gjobë për kundërvajtje në trafik.

“Gjatë arrestimit, i dyshuari dhe zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe ata kanë pranuar trajtim mjekësor” bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Indeksonline/