75 Mall Live Search
09:44 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / MSH

Për një gjobë sulmon policët, arrestohet një person në “Muharrem Fejza”

Mëngjesin e djeshëm i janë vënë prangat një personi në rrugën “Muharrem Fejza” pasi i njëjti kishte kanosur verbalisht dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit i ishte shqiptuar tiketë për kundërvajtje në trafik, gjë që ka bërë që ky i fundit të sulmojë policët.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.